0Në Kirgizi qeveria e përkohshme e Republikës shpalli dy ditë zie për nder të kujtimit të të vrarëve gjatë trazirave masive të 6 dhe 7 prillit. Sipas njoftimeve të mjeteve të informimit masiv situata në Bishkek vazhdon të mbetet e tensionuar. Qeveria e përkohshme u lejoi milicëve të hapin zjarr në rast se demonstruesit bëjnë rezistencë të armatosur. Trazirat në Republikë filluan të martën në qytetin Tallas, kurse më pas përfshinë edhe rajone të tjera të vendit. Pushteti kaloi në duart e opozitës me në krye Roza Otumbajevan. Ajo, në veçanti, deklaroi se detyrë kryesore për gjashtëmujorin e afërt është bërja e amendamenteve në Kushtetutën e Kirgizisë. Presidenti i Kirgizisë Kurmanbek Bakijev deklaroi, se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se shprehet i gatshëm të zhvillojë negociata me opozitën.