Presidenti i Kirgizisë Kurmanbek Bakijev deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të vendit. Ai pranoi se nuk ka mundësi të ndikojë në përmirësimin e situatës në vend, por paralajmëroi megjithatë se e gjithë përgjegjësia për destabilizimin në vend do të bjerë mbi liderët e opozitës. Bakijev, siç presupozohet, ndodhet në qytetin Xhalal-Abad në jug të vendit. Kundërshtarët e tij deklarojnë, se nën kontrollin e tyre kaluan tashmë MPB, forcat e armatosura dhe shërbimi kufitar. Informacionin për këtë e konfirmoi në njoftimin e vet Bakijev. Sipas fjalëve të Kryetares së "qeverisë së përkohshme" Roza Otundajeva, ajo ka ndërmend të punojë në qeveri për një periudhë 6 mujore. Më pas do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.