10 prilli është shpallur në Kirgizi Ditë Zie kombëtare për nder të të vrarëve, njofton Agjencia "Kabar". Sipas të dhënave të fundit, gjetën vdekjen 75 veta, mijëra të tjerë kanë marrë plagë të trauma të ndryshme. Me organizimin  e ceremonive funerale po merren autoritetet e reja. Në Bishkek u zhvillua ceremonia e përkujtimit të të vrarëve. Trazirat po vazhdojnë në vend për të tretën ditë me radhë. Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill u bëri thirrje grupeve konfliktuese politike për t'iu rikthyer dialogut të civilizuar.