0SHBA dhe aletatët e saj të "pesëshes", anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-Franca dhe Britania e Madhe-ngulin këmbë në rreptësimin e sanksioneve aktualisht vepruese kundër Iranit që kanë të bëjnë me refuzimin e tij për pezullimin e pasurimit të uraniumit. Ndaj Iranit këto vitet e fundit Këshilli i Sigurimit ka miratuar tashmë 5 rezoluta. Rusia dhe Kina, të cilat gëzojnë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB, deri tani nuk kanë deklaruar për vendimin e tyre në lidhje me propozimet mbi aplikimin e sanksioneve suplementare ndaj Iranit.