0Moduli transportues shumëfunksional "Leonardo", i dërguar në orbitë me shatllin "Discovery", u bashkua me segmentin amerikan të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Në këtë modul është vendosur pjesa më e madhe e ngarkesave, ndër të tjera dhe pajisjet sportive për trajnim, vendet e fjetjes për banuesit e stacionit dhe aparatet eksperimentale.