0Qeveria e përkohshme në Kirgizi morri mbi vetë funksionet e Presidentit dhe kabinetit të ministrave. Për këtë deklaroi Liderja e opozitës Roza Otunbajeva-Kryetarja e qeverisë së përkohshme, e cila do të veprojë 6 muaj deri në momentin e aplikimit të amendamenteve në Kushtetutën e vendit. Sipas fjalëve të saj, forcat opozitare aktualisht kanë marrë nën kontroll 4 qarqe të vendit nga 7 që janë gjithsej. Roza Otunbajeva përgënjeshtroi njoftimet mbi atë se Kurmanbek Bakiev dha dorëheqjen nga posti i Presidentit. Aktualisht ai ndodhet në Xhelalabad dhe po organizon rezistencën e armatosur. Ndërkohë vazhdojnë të vijnë njoftime se ushtria dhe shërbimet kufitare kanë kaluar në anën e opozitës. Sipas njoftimeve nga Bishkeku  situata atje po normalizohet gradualisht.