Presidenti Dimitri Medvediev u dha udhëzim zyrtarëve të lartë për të marrë nën kontroll personal ankesat e qytetarëve dhe organizatave shoqërore që kanë të bëjnë me korrupsionin. Botimi "Kommersant" njofton mbi përpunimin e strategjisë globale kombëtare të kundërveprimit ndaj korrupsionit. Medvediev propozoi të diskutohen jo vetëm dokumentet dhe konceptet, por edhe krijimi në gjirin e shoqërisë i prirjeve antikorrupsion. Ai theksoi dobinë e punës së mjeteve të informimit masiv, e cila "nuk duhet të jetë primitive, e trashë, por e stërholluar dhe e arsyeshme". U diskutuan edhe sanksionet e reja ndaj të korruptuarëve. Më tepër nga të gjitha Presidentit i pëlqeu ideja e aplikimit në Kodin Penal të gjobave për korrupsion, të cilat tejkalojnë shumëfish përmasat e ryshfetereve, miteve. Ai shpjegoi, se këto sanksione janë më të lehta për venien në veprim, se sa konfiskimi tashmë ekzistues në Kodin Penal për krimet e korrupsionit. "Po ju propozoj edhe një herë që të mos prisni, - deklaroi Presidenti, - të mos prisni deri sa t'ju telefonoj e t'ju them: më ka ardhur një informacion - verifikojeni! Duhet ta bëni vetë këtë punë. Unë u drejtohem edhe udhëheqësve të qeverisë, ministrive dhe drejtuesve të bllokut të ruajtjes së rendit - ju e dini fort mirë përse e kam fjalën unë. Ja me këtë gjë ju duhet të merreni personalisht, ndër të tjera edhe në lidhje me faktet e korrupsionit".

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Institutit të konjukturës politike Pavell Salin

0vlerëson për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" efektivitetin e gjobave, që janë disa herë më të larta se sa përmasat e vetë ryshfetit, mitit, dhe Internetit në luftën kundër korrupsionit: "Aktualisht rreziku maksimal që i kërcënohet personit që ushtron mitëmarrjen, është, si rregull, humbja e vendit të punës. Sepse vendimet gjyqësore për çështjet që kanë të bëjnë me mitëmarrjen përfundojnë zakonisht me liri me kusht. Ndërsa në qoftë se personi do të rrezikojë të humbasë jo vetëm postin, jo vetëm shumën e mitit, por edhe gjithçka tjetër, të themi, pasurinë e fituar, atëhere ai do të ketë shumë më pak stimuj për të ushtruar mitëmarrjen. Nga ana e vet Interneti, si një nga kanalet e komunikimit të ndërsjelltë, përçon deri në vesh të vesh të autoriteteve të dhënat mbi faktet e korrupsionit. Dhe ai, duhet thënë, se është mjaft efektiv. Tjetër punë është ajo se nuk ia vlen të perceptohet ai si ilaç gjithshërues.  Kurrfarë Interneti nuk mund të zëvendësojë me veten qendrimin, sjelljen ligjore të vetë qytetarëve të cilët dhe japin ryshfetet", tha Pavell Salin.