Kryeministri rus Vladimir Putin i bëri thirrje për tu treguar tejet të përmbajtur autoriteteve dhe opozitës së Kirgizisë, ku ndodhën trazira masive. "Çfarëdo që të ndodhë, kjo është punë e brendshme e Kirgizisë. E vetmja gjë për të cilën bëj thirrje unë është që autoritetet dhe opozita të mos ushtrojnë dhunë", tha Putin në konferencën për shtyp mbajtur në Katin. "Veçanërisht kjo ka të bëjë me autoritetet pushtetore, meqenëse pikërisht në duart e tyre ndodhen organet represive", - shtoi ai.