7 prill

Në zonën e maleve Karpate trupat e Frontit të 4 Ukrainas me luftime të ashpra po vazhdonin të avanconin. Kundërshtari u përforcua në shpatet e maleve dhe me zjarr të fuqishëm u priste rrugën forcave tona. Njësitë sovjetike ndërmorrën një manovër anashkaluese dhe sulmuan me furi për ti marrë krahët gjermanëve. Në fushën e betejës mbetën shumë trupa pa jetë të ushtarëve dhe oficerëve të armikut.

Në rajonin e Vjenës trupat e Frontit të 3 Ukrainas po vazhdonin ofensivën. Kundërshtari bënte një rezistencë të tërbuar dhe mbahej me thonj e me dhëmbë pas çdo pëllëmbë toke, duke synuar tu priste hovin njësive tona sulmuese. Përveç divizioneve tankiste dhe atyre këmbësore gjermanët hedhin në sulm edhe njësitë rezervë, repartet e destinacionit të posaçëm. Trupat sovjetike, duke zmbrapsur kundërsulmet e armikut dhe duke e bërë të tërhiqet atë, vazhdonin të avanconin me këmbëngulje përpara.

Në këtë ditë Josif Stalini i shkruajti Kryeministrit britanik Winston Churchill si vijon: "Ju nuk arrini të kuptoni, se për ç'arsye teatri polak i veprimeve luftarake duhet të mbetet i mbuluar nga sekreti. Ju nuk vini re atë rrethanë, se dërgimin e vëzhguesve britanikë në Poloni polakët e perceptojnë si fyerje të dinjitetit të tyre kombëtar. Në qoftë se do të merret parasysh gjithashtu edhe ai fakt, se qëndrimin aktual të Qeverisë Britanike ndaj Qeverisë së Përkohshme Polake kjo e fundit e vlerëson si dashakeqës".

Ministri i propagandës i Rajhut të Tretë (Third Reich) Joseph Goebbels shkroi në ditarin e vet: "Nga Martin Bormann vazhdon të vijë një numër i madh urdhërash e direktivash. Çdo ditë ai dërgon një mal të tërë letrash dhe dokumentesh, të cilat gauleiter (guvernatori) që lufton aktualisht nuk mundet faktikisht bile as ti lexojë. Shpesh herë këto janë letra krejtësisht pa vlerë".

0 Këshilli i luftës i Armatës së 3-të sulmuese të gjeneral Kuznjecovit mori këtë ditë vendimin për të përgatitur flamurë të posaçëm për ti ngritur mbi Reichstag. Flamurët e fitores do tu dorëzohen 9 divizioneve që do të duhet të luftojnë për marrjen me sulm të qendrës së kryeqytetit të Rajhut të Tretë (Third Reich). Flamurët u qepën prej pëlhurë të zakonshme të kuqe. Emblemat - yllin pesëcepësh, drapërin dhe çekanin - lart në cepin e majtë të flamurëve i vizatonin me dorë ose i kopjonin me shabllon. Një nga këta flamurë, ai me numër 5, u ngrit mbi Reichstag natën në të gdhirë të 1 majit të vitit 1945.