0Nënshkrimi i Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) dëshmon për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-s. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Shën Peterburg  Zëvendësi i parë i kreut të MPJ të Federatës Ruse Andrei Denisov. Ai kujtoi, se Traktati parashikon shkurtimin deri në 1/3 të arsenalit bërthamor të të dy shteteve, ndërlidhurinë e ASO me sistemin e Mbrojtjes Antiraket (MAR) dhe ndalon dislokimin e ASO në territoret e vendeve të treta. Denisov ështëmëse i bindur, se Traktati i ri do të ushtrojë ndikim pozitiv në gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.