0Në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) është e domosdoshme të sanksionohet përgjegjësia ligjore për rehabilitimin dhe heroizimin e fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me një iniciativë të tillë doli në mbledhjen e Asamblesë Ndërparlamentare të vendeve të BSHP-së në Shën Peterburg Kryetari i Këshillit të Asamblesë Ndërparlamentare të vendeve të BSHP, Kryetari i Këshillit të Federatës Sergei Mironov. Sipas mendimit të tij, mungesa e një legjislacioni të tillë u jep mundësi disa politikanëve të shtrembërojnë me paramendim historinë, lejon të vihet në dyshim roli i Bashkimit Sovjetik në arritjen e fitores ndaj armikut të përbashkët. Në vigjilje parlamentarët e BSHP-së morrën vendimin për përpunimin e një ligji model "Për ndalimin e propagandës së ideologjisë së fashizmit dhe simbolikës naziste".