0Parimi kryesor i leximit të historisë duhet të jetë synimi për interpretimin objektiv të fakteve të së kaluarës, thuhet në deklaratën e përbashkët të presidentëve të Federatës Ruse dhe Sllovakisë, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Ivan Gasparoviç, bërë në Bratisllavë në vigjilje të 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Rusia dhe Sllovakia, të cilat janë të lidhura midis tyre me luftën e përbashkët kundër fashizmit, do të bëjnë edhe më tej gjithçka të mundur me qëllim që të mos lejohet ringjallja ose shfaqja e formave të reja të ideologjive nacionaliste, si dhe tentativat që evidentohen në këtë kontekst për zbardhjen e faqes nazistëve dhe këlyshëve të tyre, vihet në dukje në këtë deklaratë. Dimitri Medvediev dhe Ivan Gasparoviç dekoruan me medalje e urdhëra veteranët-pjesëmarrës në çlirimin e Sllovakisë nga fashizmi.