0Roskozmosi dhe Drejtoria Kombëtare e Aeronautikës (NASA) e SHBA nënshkruan marrëveshjen që zgjat afatin e veprimit të kontratës për dërgimin e kozmonautëve në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) për periudhën e viteve 2013-2014. Aktualisht deri në momentin e lëshimit nga NASA të anijes së vet kozmike, SHBA do të përdorin anijet ruse "Sojuz" për dërgimin e austronautëve në kozmos. NASA-s, sipas programit Space Shuttle, i ka mbetur të realizojë edhe tre starte të anijeve të veta transportuese kozmike. Shkak i ndërprerjes së fluturimeve u bë përpunimi i rezervave të anijeve dhe shpenzimet e mëdha financiare për përgatitjen dhe shërbimin ndaj tyre.