0Presidenti i SHBA Barak Obama shpreson shumë se takimi me homologun e tij Dimitri Medvediev më 8 prill në Pragë do ti shërbejë zgjidhjes së detyrave kyçe në sferën e mospërhapjesë së armës bërthamore. Për këtë flitet në deklaratën me shkrim të liderit amerikan në lidhje me bërjen publike të doktrinës së re bërthamore të SHBA. Pas nënshkrimit të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjiek Ofensive, Rusia dhe SHBA do të marrin mbi vete detyrimet për "reduktimin e qenësishëm të arsenaleve të veta bërthamore", konstatoi Barak Obama. Ai premtoi, se SHBA nuk do të rifillojnë provat e armës bërthamore dhe nuk do të përpunojnë municione të reja bërthamore.