0Krijimi i klimës së favorshme në marrëdhëniet Rusi-Poloni do të jetë tema kryesore e negociatave që do të zhvillohen midis kryeministrave të këtyre dy vendeve, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Donald Tusk në qytetin Smolensk. Ndër fushat më me perspektivë të bashkëpunimit janë ato të lëndëve djegëse dhe energjetikës. Polonia vazhdon të mbetet një nga partneret kryesore tregtare (ajo zë vendin e 10) të Rusisë. Vladimir Putin dhe Donald Tusk do të marrin pjesë gjithashtu edhe në aktivitetet e përbashkëta kushtuar nderimit të kujtimit të viktimave të represioneve politike të viteve 30 të shekullit të kaluar, ushtarakëve polakë, si edhe ushtarëve sovjetikë të pushkatuar nga okupatorët nazistë, të varrosura në qarkun e Smolenskut.