0Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), që do të nënshkruhet më 8 prill në Pragë nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama shënon kalimin e dy vendeve në një nivel më të lartë bashkëveprimi reciprok në kauzën e çarmatimit dhe mospërhapjes së armës bërthamore. Për këtë i deklaruan Agjencisë ITAR-TASS në shërbimin e shtypit të Kremlinit. Atje vunë në dukje, se Traktati i ri paraqet në vetvete një dokument të balancuar, i cili i përgjigjet në masë të plotë interesave të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse. Ai nuk krijon avantazhe për ndonjërën nga palët dhe prandaj nuk ka kurrfarë arsyesh të flitet mbi atë, se falë Traktatit dikush fitoi, kurse dikush tjetër humbi.