Ish Kreu i kompanisë "JUKOS" Mihaill Hodorkovskij hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër tij për vjedhje të naftës, meqenëse, sipas fjalëve të vetë atij, fakti i shitjes së lëndës hidrokarbure nuk është fiksuar dokumentalisht. Duke marrë fjalën në seancën gjyqësore në gjykatën Hamovniçeskij të Moskës, ai i propozoi prokurorisë të verifikojë se ku ndodhen dokumentet që vërtetojnë faktin real të përvetësimit të naftës. Në rast të kundërt, vuri në dukje Hodorkovskij, çështja penale që është ngritur në lidhje me faktin e vjedhjes së naftës është e domosdoshme të pezullohet.