0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev zhvilloi në Kremlin mbledhjen e Këshillit për kundërveprimin ndaj korrupsionit. Në të u shqyrtuan strategjia antikorrupsion dhe plani kombëtar i kundërveprimit ndaj korrupsionit për periudhën e viteve 2010-2011. Medvediev e përcaktoi luftën kundër korrupsionit si një ndër detyrat prioritare të shtetit. Sipas fjalëve të tij, ajo duhet të zhvillohet mbi bazë të Strategjisë Kombëtare për kundërshtimin e korrupsionit. Presidenti njoftoi, se tashmë është krijuar baza e domosdoshme legjislative dhe është vënë në vijë ekspertiza e akteve normativo-ligjore antikorrupsion. Një nga mjetet më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit Presidenti quajti deklaratën mbi të ardhurat e zyrtarëve.