0Në Moskë kujtojnë viktimat e akteve terroriste në metronë e kryeqytetit. Më 6 prill u mbushën plot 9 ditë nga momenti i tragjedisë së tmerrshme. Viktima të akteve terroriste të 29 marsit u bënë 40 veta. Mbi 80 të plagosur deri tani ndodhen në spitale, njofton kanali televiziv "Rossia 24". Në stacionet e metrosë "Llubjanka" dhe "Park kulturi" janë ndezur qirinj përkujtimorë, njerëzit vazhdojnë të vendosin ende lule të freskëta. Shërbimet speciale identifikuan organizatorët dhe autorët e shpërthimeve. Ata janë përfaqësues të formacioneve të armatosura ilegale banditeske nga Kaukazi i Veriut.