6 prill

Në drejtim të Vjenës trupat e Frontit të 3-të Ukrainas po avancojnë me luftime të ashpra përpara. Kundërshtari plotëson me nxitim radhët e forcave të veta me përforcime të freskëta. Gjermanët i shndërruan pikat e banimit, uzinat dhe godinat prej guri në pika të fortifikuara mbrojtjeje dhe vazhdojnë të bëjë rezistencë të tërbuar.

Fuqia e zjarrit të artilerisë me të cilin u derdhën trupat sovjetike mbi qytetin Königsberg ishte e pashembullt. Disa qindra topa të kalibrit të madh filluan të vjellin zjarr si mbi vetë qytetin, ashtu dhe mbi fortifikatat rreth e përqark tij. Pikat fushore mbrojtëse pararojë të trupave gjermane, thjesht, u fshinë nga faqja e dheut.

Pjesëmarrësi i atyre luftimeve Mareshali i Bashkimit Sovjetik Konstantin Rokossovskij shkruante pas përfundimit të luftës: "Pasi i ndërprenë pothuajse fare veprimet luftarake të drejtuara kundër aleatëve hitlerianët krijuan një grupim të fuqishëm për ta hedhur mbi trupat sovjetike. Hitleri dhe personat që hynin në rrethin e ngushtë të tij vazhdonin akoma të shpresonin duke bërë gjithfarë kombinimesh që mund ti shpëtonin ata. Duhej ti jepej fund njëherë e mirë punës me këto tentativa të hitlerianëve. Duke u nisur nga ky pikësynim përpara trupave u shtrua detyra strategjike: të shpartallonin sa më shpejt që të ishte e mundur grupimin gjermano-fashist në drejtim të Berlinit".

Në këtë ditë Ministri gjerman i propagandës i Rajhut të Tretë (Third Reich) Joseph Goebbels shkroi në ditarin e vet: "Tani edhe në SHBA-s jeta hyri  gjithashtu në vrragën e udhës ushtarake, gjë kjo që natyrisht nuk mund ti kënaqë aspak amerikanët. Sigurisht, që populli amerikan nuk mund ti përballojë dot vështirësitë dhe barrën e kohërave të luftës me një stoicizëm të tillë si, për shembull, populli gjerman apo ai rus. Grevat atje vazhdojnë njëra pas tjetrës, kurse tani radhën e kanë me sa duket minatorët".

Sipas vlerësimeve jo të plota e jo fort të sakta të komisionit për hetimin e krimeve të rënda gjermano-fashiste, nga gjermanët u zhdukën apo u shkatërruan gati 1700 kisha. Shpesh herë njësitë speciale gjermane (Sonderkommando) e mblidhnin gjithë popullsinë e fshatrave bjelloruse në kishë. Të rinjtë dhe burrat e fortë i dërgonin me punë të detyruar në Gjermani, kurse gjithë të tjerët (gra, fëmijë e të moshuar) i mbyllnin në kisha dhe i digjnin për së gjalli. Një tragjedi e tillë ndodhi, në veçanti, edhe më 15 shkurt të vitit 1943 në fshatin Hvorostovo të qarkut të Minskut në Bjellorusi.