0Presidenti Dimitri Medvediev javën që vjen do të përfundojë udhëtimin e vet në vendet e Hemisferës Perëndimore, ku do të marrë pjesë njëkohësisht në 2 samite-në atë për sigurinë bërthamore në SHBA dhe të liderëve të Grupit të BRIK-ut (në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina) në Brazil. Siç njoftoi shërbimi informativ i Kremlinit, Kryetari i shtetit do të marrë pjesë në Samitin kushtuar sigurisë bërthamore në Uashington në datat 12-13 prill. Nga kryeqyteti i SHBA Presidenti i Rusisë do të niset për në Argjentinë me një vizitë zyrtare, që do të zhvillohet më 14-15 prill. Në datat 15-16 prill Dimitri Medvediev do të marrë pjesë në samitin e dytë të BRIK-ut.