0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev iu drejtua qeverisë me kërkesën për mosshtyrje të afatit të plotësimit të dekretit të tij mbi krijimin e sistemit të sigurisë në transportin publik. Sipas këtij dekreti të nënshkruar nga Dimitri Medvediev 2 ditë pas akteve terroriste në metronë e Moskës, qeveria duhet që gjatë 4 muajve të konfirmojë programin e garantimit të sigurisë në transportin publik. Përfundimisht, sistemi do të fillojë të funksionojë deri në janar të vitit 2014.