0Ushtarakët rusë do të marrin pjesë më 9 maj në paradën e Fitores në Kiev, i njoftoi gazetarëve Zëvendës ministri i parë i mbrojtjes Aleksandër Kollmakov. Përveç kësaj janë planifikuar dhe solemnitete të tjera festive në Ukrainë si edhe parada, e cila do të zhvillohet në kështjellën-Hero të Brestit në Bjellorusi, shtoi gjenerali. Sipas fjalëve të Aleksandër Kollmakov, nga ana e vet, në paradën e Moskës më 9 maj do të marrin pjesë luftëtarët-veteranë të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Gjenerali vuri në dukje, se për herë të parë në historine e Rusisë bashkëkohore parada me pjesëmarrjen e teknikës ushtarake do të zhvillohen jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera Heronj.