Shtypi rus komenton negociatat e zhvilluara nga Kryeministri rus Vladimir Putin në Venezuelë. Gazeta "Kommersant" mendon, se një rëndësi e veçantë në to iu kushtua dorëzimit të dokumenteve që konfirmojnë marrjen nga Venezuela të këstit të parë, të cilin Konsorciumi kombëtar i naftës (në të cilin hyjnë të gjitha kompanitë kryesore të naftës të Rusisë) duhej t'ia dorëzonte Venezuelës. Kësti përbën 600 milionë dollarë - kjo është pagesa për pjesëmarrjen në projektin e përvetësimit të vendburimit të naftës në pellgun e lumit Orinoko. Venezuela ka mundësi të marrë gjithashtu nga Rusia një kredi me shumë prej më tepër se 2 miliardë dollarësh me afat 7 vjeçar. Këto të holla destinohen për blerjen e armatimeve ruse. Në lidhje me këtë Kryeministri Vladimir Putin tha: "Të gjitha vendet e botës shpenzojnë për armatime më pak mjete financiare se sa SHBA-s. Prandaj deklaratat në lidhje me atë, se forcimi i aftësisë mbrojtëse të shteteve jo të mëdha mund të kërcënojë sigurinë e ndokujt, mua nuk më duken aspak korrekte".

Presidenti Medvediev kërkoi që të rritet disiplina e parlamentarëve dhe të ndalohet mosparaqitja në punë, pra, mungesat pa arsye. Gazeta "Vremja novostei" shkruan, se Presidenti kritikoi ashpër ata që nuk paraqiten në punë dhe u propozoi të "shëtisin në ndonjë vend tjetër" atyre që mungojnë pa arsye, pa justifikim në seancat e Dumës Shtetërore. Ai propozoi të ndryshohet në mënyrë të tillë legjislacioni, që të mos u lejohet deputetëve "ti bëjnë bisht punës" gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjeve plenare. Tani për tani, sipas mendimit të ekspertëve, nuk ekziston mundësia që ti privohen deputetit plotfuqishmëritë për mosparaqitje në punë, sepse në gjyq mund të apelohet bile edhe privimi i fjalës. Por në ligj mund të gjejë pasqyrim megjithatë amendamenti për prerjen e rrogës atyre që mungojnë pa arsye në punë. Megjithëse përfaqësuesit e Partisë drejtuese «Единая Россия»  («Rusia unike») zor se do të ndërmarrin rreptësimin e disiplinës. Sepse janë pikërisht vetë ata që i bëjnë kryesisht bisht të parët punës.

0 Një pjesë e fajit për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore bie në një farë shkalle edhe mbi udhëheqjen sovjetike, shprehen banorët e Rusisë bashkëkohore. Sipas mendimit të tyre, Hitlerit i lejoi që të fillonte veprimet luftarake, para së gjithash, Pakti Molotov-Ribbentrop dhe jo "Marrëveshja e fshehtë e Mynihut". Të tilla janë rezultatet e anketimit të "Levada-Center", të cilat i publikon

botimi "Novie izvestia"

0. Bashkë me këtë rusët janë mëse të bindur, se Bashkimi Sovjetik do ta kishte fituar luftën edhe pa ndihmën e aleatëve. Dita e Fitores më shpesh shkakton gëzim, se sa hidhërim, pikëllim. 1/3 e respondentëve këto ndjenja i provon në masë të barabartë. Gjysmës së të anketuarve u kanë vdekur në luftë të afërmit. 1/3 së tyre u janë plagosur, ndërsa çdo njërit ndër 6 persona të afërmit u kanë humbur pa lënë gjurmë. 64 % e rusëve rezultat kryesor të Fitores në vitin 1945 quajnë shembjen e regjimit hitlerian, 20 % e konsiderojnë si solemnitet kryesor triumfin e idesë së lirisë dhe demokracisë.