0Veteranët sllovakë të Luftës së Dytë Botërore përshëndesin pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev në aktivitetet solemne kushtuar 65 vjetorit të çlirimit të Bratisllavës nga pushtuesit gjermano-fashistë. Ata ndjekin gjithashtu me shqetësim e preokupim të madh tentativat që ndërmerren për rishikimin e historisë dhe minimizimin e rolit të Bashkimit Sovjetik në shpartallimi e fashizmit. "Pa Ushtrinë e Kuqe do të kishte qenë e pamundur shfarosja e Hitlerit dhe makinës së tij ushtarake. Heroizmi i popullit sovjetik u bë bazë e Fitores", theksoi në intervistën e vet dhënë për Agjencinë informative ITAR-TASS Kryetari i organizatës kryeqytetase të veteranëve, luftëtari i frontit, njëri nga drejtuesit e Lidhjes së luftëtarëve antifashistë të Sllovakisë Jan Hudik.