Në Ingusheti sot në mëngjes ushtuan dy shpërthime. Pranë ndërtesës së milicisë në qytetin e Ingushetisë Karabullak u hodh në erë një automobil i lehtë. Shpërthimi u krye nga një guerrilas kamikaze. Si rezultat, sipas të dhënave të MPB të Federatës Ruse, dy milicë gjetën vdekjen dhe 13 të tjerë u plagosën. Shpërthimi i dytë ndodhi po në atë vend kur atje mbërriti grupi operativo-hetimor. U plagos një bashkëpunëtor i prokurorisë së qytetit.