3 prill. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS):

Trupat e frontit që veprojnë në zonën e Karpateve po vazhdojnë të çajnë me luftime përpara. Kundërshtari bën rezistencë të tërbuar. Njësitë e trupave sovjetike së bashku me forcat rumune, pasi ndërmorrën një manovër për ti marrë krahët armikut, i çanë rrugën vetes për në qytetin çekosllovak Kremnica. Aviacioni sovjetik jepte goditje sulmuese bombarduese mbi grumbullimet e trupave dhe teknikës së armikut.

Gazeta "Pravda" njoftonte në këtë ditë: "Perandori i Etiopisë derdhi në fondin e ndihmës për popullsinë e BRSS, e cila e pësoi keq nga okupatorët hitlerianë, 10 mijë paund sterlina".

Aleatët:

Pilotët japonezë dhanë goditje masive me aeroplanë-kamikaze mbi anijet amerikane. Ky kryqëzorë u dëmtuan kaq shumë nga sa që ata vendosën të mos i meremetojnë më dhe pas lufte i fshinë nga llogria dhe i dërguan për demontim e utilizim.

Gjermania:

Ministri i propagandës i Rajhut të Tretë (Third Reich) Joseph Goebbels shkruan në  ditarin e vet: "Rezistenca popullore nuk po dallohet akoma për ndonjë aktivizim të qenësishëm. Pavarësisht nga kjo unë vazhdoj në mënyrë mjaft energjike ta propagandoj atë. Dua të marr gjithashtu në duar e mia gradualisht gjithë anën organizative. SS-ët të vetëm nuk do t'ia dalin dot punës mbanë. Koha ka ecur si shumë përpara".

Historia në detaje:

"Werwolf"-et ishin trupa vullnetare që u krijuan në ditët e fundit të Rajhut të Tretë (Third Reich) për zhvillimin e luftës partizane në prapavijën e forcave aleate. Këto njësi formoheshin nga adoleshentë të cilët bënin paraprakisht kurse të shkurtra trajnimi ushtarak. Ditët e fundit të luftës "Werwolf" shpërndanin fletushka me kërcënime në adresë të atyre që refuzonin tu jepnin ndihmë, në të cilat përmbaheshin fjalët: "Ne do të ndëshkojmë çdo tradhëtar së bashku me familjen e tij". Por organizata nuk mundi të bëhej megjithatë një forcë e vërtetë vepruese luftarake në Gjermani.