Dega për hetimin e krimeve me karakter terrorist u krijua në Komitetin Hetimor pranë Prokurorisë së Rusisë. Përveç kësaj, në degët hetimore të komitetit për republikat e Dagestanit dhe Ingushetisë u krijuan grupe të përbashkëta koordinativo-analitike dhe operativo-hetimore me Shërbimin Federal të Sigurimit dhe MPB të këtyre republikave. Detyrë e tyre është jo vetëm hetimi i krimeve veçanërisht të rënda, krimet me orientim terrorist, por edhe evidentimi në kohën e duhur i përgatitjes së akteve terroriste.