Uashingtoni në Traktatin e ri për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) mori mbi vete detyrimin për të mos ripajisur dhe për të mos shfrytëzuar sistemet e lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale dhe sistemet e lëshimit të raketave balistike të anijeve nëndetëse. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Sergei Prihodko. Ai tha gjithashtu, se Traktati i ri fikson ndalimin e bazimit të ASO jashtë kufijve të territoreve kombëtare. Sipas fjalëve të Sergei Prihodko, Rusia i ruan vetes të drejtën për të dalë nga Traktati i ri, në qoftë se potenciali amerikan i Mbrojtjes Antiraket do të arrijë përmasat të tilla që mund të kërcënojnë interesat e saj kombëtare. Kjo pikë "do të gjej pasqyrim në deklaratën suplementare të njëanëshme të Federatës Ruse", theksoi Ndihmësi i Presidentit.