Anija e madhe nëndetëse e Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë "Marshall Shaposhnikov" filloi shoqërimin e anijeve tregtare në rajonin e Bririt Afrikan dhe gjirit të Adenit, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Aktualisht ai po shoqëron karvanin prej 13 anijesh civile. Më parë tri njësi të anijeve ruse kanë shoqëruar mbi 100 anije tregtare nga 26 vende të ndryshme, duke parandaluar më shumë se 20 tentativa për sulme ndaj anijeve tregtare.