SHBA do të "forcojë ushtrimin e presionit" mbi Iranin, deklaroi Presidenti amerikan Barak Obama. Sipas fjalëve të tij, "të gjitha të dhënat aktuale" dëshmojnë se, Teherani "po bën përpjekje për të fituar potencialin e krijimit të armës bërthamore", njofton Agjencia ITAR-TASS. Në qoftë se Irani do ta realizojë një gjë të tillë, atëherë ai do të mund të destabilizojë situatën në Lindjen e Mesme dhe të provokojë garën e armatimeve në rajon, mendon Barak Obama.