Kirsan Ilumzhinov. Presidenti i parë dhe i vetëm deri në këtë ditë i Republikës së Kallmikisë (Kalmykia), i cili pranon hapur se është njeri shumë i pasur. Kjo gjë nuk është aspak tipike për presidentët në hapësirën postsovjetike. Ai mendon, se ndaj parave duhet mbajtur një qendrim i mirë dhe i kujdesshëm, kusimtar. Konfirmon, se ka ndërtuar me mjetet e veta financiare dhjetra tempuj budistë dhe orthodhoksë, gjë pas së cilës, gjoja, vetë Dalai Lama i tha atij: "Ti e fitove tashmë karmën tënde. Tani le të vazhdojnë të tjerët të ndërtojnë. Pusho më shumë dhe përfito kënaqësi nga jeta".

Ai ka arritur kaq e kaq shumë gjëra për më pak se 50 vjetë të jetës së vet. Kirsani lindi në pranverë të vitit 1962 në Elistë - kryeqytetin e Kallmikisë. Në moshën 14 vjeçare u bë kampion i republikës në shah. Shkollën e mbaroi me medalje ari. Ka punuar si mekanik në uzinë, kreu shërbimin ushtarak në Ushtrinë Sovjetike. Më pas hyri në radhët e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, mbaroi Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, u specializua për Japoninë. Në vitin 1993 Ilumzhinov drejtonte tashmë më tepër se 50 kompani, banka dhe bursa në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) dhe përtej kufijve të ish Bashkimit Sovjetik. Dhe po në atë vit ai paraqiti kandidaturën e vet në zgjedhjet e para për në postin e presidentit të Kallmikisë, duke i fituar ato me sigurimin e 65% të votave të elektoratit.

Rrjedha e mëtejshëm e ngjarjeve e reduktoi numrin e miqve e shokëve të Ilumzhinovit, kurse atë të kundërshtarëve e shtoi në mënyrë të qenësishme. Më shpesh Presidentin e akuzojnë për shkelje të të drejtave të njeriut. Thonë, se në republikë është vendosur një pushtet i vërtetë Kani (monarkik) dhe se ajo është një nga territoret më të varfëra të Rusisë.  

Por në botë Ilumzhinovi nuk është bërë i famshëm me këtë. Në vitin 1998 përfundoi ndërtimi i City Chess (Qyteti i Shahut) - kompleksit të hoteleve në periferitë e Elistës, i iniciuar nga Kirsan Ilumzhinov. Tre vite më parë Kirsani u zgjodh President i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE). Vetë ai është mjeshtër sporti në shah. Duhet thënë, se ndërtimi i Sity Chess u bë provë gjenerale për realizimin e një projekti tjetër shumë më ambicioz. Lideri i Kallmikisë ëndërron që selia e FIDE-s nga Lozana zviceriane të zhvendoset në Qytetin Ndërkombëtar të Shahut. Sipas disa të dhënave, atë kanë ndërmend ta ndërtojnë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Territoret, në të cilat do të ndërtohen godinat-figura shahu, do ti bëjnë bardhë-e zi. Është planifikuar ndërtimi i shumë hoteleve të kategorive të ndryshme, nga tre deri   në 7 yje. Sipas llogarive të Ilumzhinovit, çdo vit ky qytet do të pranojë dhjetra miliona adhurues të kësaj loje të moçme. Edhe disa qindra miliona shahistë në mbarë botën do të kenë mundësi të bashkohen me olimpiadat 24 orëshe të shahut me ndihmën e ekranëve interaktivë elektronikë.

Pjesën më të madhe të negociatave për ndërtimin e Qytetit të Shahut Ilumzhinov ka ndërmend ta zhvillojë në mënyrë të pavarur, sepse ai zotëron disa gjuhë të huaja: anglishten, japonishten si dhe pak gjuhët koreane, mongole dhe kineze.

Sipas fjalëve të njerëzve, të cilët e njohin mirë Presidentin, filozofia budiste     ushtron ndikim të madh në të gjitha veprimet e tij. Armiqtë ai nuk i vë re, i injoron, por dhe nga miqtë heq dorë me lehtësi.

Shiko galerinë fotografike