0U identifikua njëra nga terroristet kamikaze, të cilat ndërmorrën sulmet terroriste në metronë e Moskës. Ajo është Xhenet Abdurahmanova, e veja e të ashtuquajturit "Emir" i Dagestanit Umallat Magomedov, që u likuidua në fund të vitit të kaluar. Konfirmim zyrtar të këtij informacioni nuk ka ende.