Anija e pilotuar ruse "Sojuz", që startoi sot nga kozmodromi Bajkonur, u shkëput nga raketëmbajtësja dhe doli në orbitën e planifikuar. Në bordin e saj ndodhet piloti Aleksandër Skvarcov, inxhinieri Mihaill Kornienko dhe astronauti i NASA-s Tracy Caldwell Dyson. Ekuipazhi do të mbërrijë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më 4 prill. Shërbimi i tyre do të zgjasë 6 muaj.