0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin pritet të mbërrijë sot në Venezuelë. Kjo është vizita e parë e Kryetarit të qeverisë ruse në Karakas. Çështja kryesore e rendit të ditës është energjetika. Në Karakas Putin do të nënshkruajë dokumentet për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët ruso-venezuelase për përvetësimin e vendburimit të madh të naftës"Hunin-6" . Do të diskutohen gjithashtu edhe sferat e bashkëpunimit tekniko-ushtarak, industrisë së prodhimit të automobilave dhe bujqësisë.