Autoritet e Moskës konfirmuan planin e 193 aktiviteteve që do të organizohen për kremtimin e 65-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Më 6 maj në kryeqytet do të ndizet Zjarri i dytë i Amëshuar-Zjarri i kujtimit dhe lavdisë në kodrën Pokllonaja. Në programin e kremtimit do të hyjnë gjithashtu takimet me veteranët dhe vendosja e kurorave me lule pranë komplekseve memoriale dhe monumenteve, parada ushtarake dhe pritja solemne në Kremlin e veteranëve të luftës dhe pjesëmarrësve të paradës, maratona e vrapit dhe dy gara automobilistike konkurse në sfera të ndryshme të artit dhe koncerte.