Në mbledhjen e jashtëzakonshme në Mahaçkalla të Dagestanit me udhëheqësit e republikave të Kaukazit të Veriut Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev formuloi mjaft qartë pesë drejtimet kryesore të luftës kundër terrorizmit. Duam t'ju kujtojmë, se takimi u zhvillua një ditë pas aktit terrorist në qytetin dagestanas Kizljar, ku u vranë 12 persona, dhe 3 ditë pas akteve terroriste në Moskë që morrën jetët e 39 vetave: "Ky, së pari, është forcimi i organeve të ruajtjes së rendit, MPB, Shërbimit Federal të Sigurimit. Së dyti, duhet të jepen goditje të mprehta kame mbi terroristët, të likudohen ata fizikisht dhe të zhduken çerdhet e tyre. Së treti, tu jepet ndihmë atyre që vendosin të braktisin formacionet banditeske dhe ti kthehen jetës normale. Së katërti, është e domosdoshme të zhvillohen ekonomia dhe sfera sociale, arsimi, kultura. Dhe, së pesti, duhen forcuar pjesët përbërëse morale dhe sakrale. Vetëm po të sigurojmë këto 5 komponente ne do të mund t'ia dalim punës mbanë me qëllimet e shtruara përpara vetes. Ne jemi më të shumtë në numër, më të fortë, në duart tona janë fatet e njerëzve, ndërsa më kryesorja, me ne është e vërteta", tha Dimitri Medvediev. Presidenti preku edhe problemet që kanë të bëjnë me financimin e luftës antiterroriste. Për herë të parë si një ndër burimet e tij u përmend edhe biznesi i madh. Plani i veprimeve, i propozuar nga Dimitri Medvediev, mbështetet nga shumica e ekspertëve. Vërtet, nuk do të ishte keq sikur ti shtohej "5 tezave të prillit të Presidentit" edhe një pikë - triumfi në luftën kundër korrupsionit në Kaukaz, mendon Drejtori i Sektorit të Kaukazit të të Qendrës së studimeve rajonale të Akademisë së Shkencave të Rusisë, politologu Enver Kesrijev: "Lufta kundër korrupsionit vetë e marrë në vetevete    krijon kushte të favorshme, të mira për zhvillimin e ekonomisë. Në rast të kundërt nuk do të arrihet asnjë rezultat. Në Kaukazin e Veriut nuk jetojnë njerëz që rrinë duar kryq, por njerëz mjaft punëdashës. Atje ka dhe shumë persona të pasur, të cilët janë të gatshëm të investojnë paratë e veta në zhvillimin e republikave të tyre. Por për të gjitha këto bëhet pengesë korrupsioni. Në qoftë se do të arrihet të ulet në mënyrë të theksuar niveli i tij, atëhere ekonomia do të bënte vetvetiu përpjetë, pa ndërhyrje suplementare financiare, ekonomike dhe ligjore. Në mbledhjen e sipërpërmendur Dimitri Medvediev njoftoi, se për këto ditët e fundit atij i kanë telefonuar liderët e shumë vendeve. Disa nga këto shtete vuajnë gjithashtu prejt terroristëve dhe prandaj shprehin solidaritet me Rusinë. Bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër terrorit duhet zhvilluar më tej, theksoi Presidenti. Por përgjegjësinë kryesore për sigurinë e qytetarëve të Rusisë, sigurisht, që e mbajnë autoritetet ruse. Siç u bë e ditur në mbledhje, shërbimet speciale arritën tashmë rezultate të caktuara në hetimin e akteve terroriste në metronë e Moskës. Kreu i Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Bortnikov raportoi, se organizatorët e krimeve gjakatare, mizore janë identifikuar tashmë dhe janë shpallur në kërkim.