Këshilli i Sigurimit i Rusisë diskutoi rritjen e efektivitetit të luftës kundër terrorizmit. Presidenti Medvediev tërhoqi vëmendjen ndaj asaj, se qëllimi i terroristëve është destabilizimi i situatës në vend, shkatërrimi i shoqërisë civile, dëshira e mbjelljes së frikës, panikut në mes të popullsisë. Siç shkruan gazeta "Vremja novostei", Kryetari i shtetit përcaktoi gjithashtu disa drejtime, sipas të cilave, siç mendon ai, duhet të zhvillohet lufta kundër terrorit dhe terroristëve. Së pari, kjo duhet të ketë të bëjë me gjykatat. Vërtet, tani për tani mbetet shumë e paqartë se në ç'mënyrë mund të ndikojnë gjykatat në parandalimin e krimeve. Problemi tjetër është mbrojtja e sigurtë e objekteve, para së gjithash infrastrukturës së transportit. Dhe së fundi, përmirësimi i përgjithshëm, shëndoshja e situatës në republikat e Kaukazit të Veriut. "Me këtë gjë duhet të merremi gjithashtu përveç komponentit të përdorimit të forcës, tha Presidenti. Të punohet me njerëzit, tu propozohen atyre kushte më të mira jetese".

Qeveria konfirmoi vëllimin e borxheve të jashtme për vitin në vazhdim - gati 18 miliardë dollarë. Siç vë në dukje botimi "Novie izvestia", për herë të parë pas një periudhe 10 vjeçare Rusia filloi të marrë borxhe nga investitorët e huaj. Shkaku i kësaj është mëse i qartë, "vrima" në buxhetin federal i tejkalon rezervat e grumbulluara. Sipas mendimit të ekspertëve, momenti për marrjen e borxheve të jashtme tani është mjaft i volitshëm dhe synimet e autoriteteve janë plotësisht të justifikuara. Kryesore është që kjo të mos bëhet traditë për shumë vite. Sepse sa më shumë hua të marrësh, aq më tepër rriten interesat. Në fund të prillit do të zhvillohet prezantimi për investitorët dhe analistët potencialë i euroobligacioneve ruse në SHBA-s, Europë dhe Azi. Sipas përfundimeve të tij do të përcaktohen vëllimet dhe afatet e hedhjes në treg të këstit të parë të eurooblogacioneve ruse.

Kryemjeku veteriner i Rusisë tregoi mbi rrezikun që i kanoset sigurimit ushqimor të vendit. Në rajonet e vendit po vazhdon përhapja e epidemisë së murtajës afrikane, nga e cila kanë ngordhur tashmë 70 mijë derra. Botimi "Rossiskaja gazeta" shkruan, se kufiri verior i zonës së rrezikshme i është afruar Voronjezhit. Atje ndodhet qarku i Bellgorodskut, në të cilin rritet gati 1/3 e të gjithë derrave rusë. Për shëndetin e njeriut murtaja afrikane nuk është e rrezikshme. Por për kultivimin e derrave kjo sëmundje është më e keqe se zjarri. Mënyra e vetme efektive e luftës kundër saj është vendosja e karantinës dhe eliminimi i gjithë derrave të prekur nga kjo sëmundje, duke përfshirë dhe ata të egër. Pikërisht ata u bënë shkaku i shfaqjes këto kohët e fundit të tre vatrave të reja të sëmundjes. Blegtorët privatë nuk e quajnë të domosdoshëm respektimin e kërkesave të veterinerëve prandaj po pësojnë humbje. Por më e keqja është se sëmundja paraqet rrezik për prodhimin industrial. Kushtet e karantinës vazhdojnë të korrektohen gjatë, koha kalon, dhe lufta kundër murtajës del si rezultat joefektive.