0Autori i filmit "Një dhomë e gjysëm, ose Udhëtim sentimental në atdhe" Andrei Hrzhanovskij u bë laureat i çmimit "Nika" në nominacionin "regjizori më i mirë". Ky u shpall si filmi më i mirë i vitit. Filmi është xhiruar mbi bazë të veprave dhe biografisë së poetit Josif Brodskij. Tradicionalisht çmimi "Nika" dorëzohet në 15 nominacione, çdo fituesi në to i jepet statuja e bronztë e Perëndeshës me krahë Nika, punë e skulptorit Sergei Mikulskij. Ky çmim kinematografik është themeluar në vitin 1987 nga Sekretariati i Lidhjes së Kinematografistëve.