0SHBA-s nuk e konsiderojnë më të domosdoshme që tu bëjnë thirrje të gjitha vendeve të botës për tu bashkuar me Traktatin mbi Mospërhapjen e Armës Bërthamore (TMAB). Për këtë deklaroi gjatë "tryezës së rrumbullakët" mbajtur në qendrën Karnegi të Uashingtonit Përfaqësuesja speciale e Presidentit të SHBA-s për çështjet e mospërhapjes bërthamore Suzan Burke. Ajo theksoi, se tani administrata amerikane ka ndërmend të shqyrtojë çdo rast të mosbashkimit të kësaj ose asaj fuqie bërthamore me Traktatin në mënyrë të veçantë .