Projekti pilot për garantimin e sigurisë në transportin publik do të vihet në provë këto 3-4 muajt e afërt në metro, njoftoi Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu. Sipas fjalëve të tij, pas realizimit të këtij projekti në jetëdo të bëhet e qartë, se ç'mjete dhe afate do të duhen për përhapjen e këtij sistemi edhe në llojet e tjera transportit publik. Si përfundim do të krijohet një sistem unik sigurie, i cili të garantojë bashkëveprimin e të gjitha shërbimeve operative, tha Shojgu.