Dëgjuesit e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" janë tejet të indinjuar e të hidhëruar nga aktet terroriste që ndodhën në metronë e Moskës dhe shprehin solidaritetin e tyre me popullin rus. Njoftime vijnë papushim në radiokompaninë tonë nga e gjithë bota. "Nuk gjej dot fjalë për të shprehur ndjenjën që provuam kur morrëm vesh për aktet terroriste në metronë e Moskës", - shkruan Bob Shou nga Kanadaja. Ndërsa ja fjalët e Danillo Fulinios nga Italia: "Ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të mbushura plot dashuri vëllazorore. Sot ne të gjithë jemi rusë". Ivan Arnautskij nga Bullgaria i shpreh ngushëllimet e veta moskovitëve: "Ne në Bullgari e perceptuam, e ndjemë dhimbjen e rusëve si dhimbjen tonë. Terrorizmit duhet i bëhet ballë me përpjekjet e njerëzve të gjithë botës".