Më 31 mars në kuadrin e "Strategjisë-31" në një sërë rajonesh është planifikuar zhvillimi i aksioneve në mbrojtje të neneve të Kushtetutës, të cilat u japin qytetarëve të drejtën për tu mbledhur lirisht në tubime, mitingje dhe demonstrata. Në Moskë opozita ka ndërmend të mblidhet gjithashtu në Sheshin Triumafalnaja, pavarësisht nga ndalimi i vendosur prej autoriteteve, për të shprehur pozitën e vet. Por në vigjilje të aktivitetit mendimet e opozitarëve në lidhje me atë në se duhet të mblidhet apo jo opozita në miting u ndanë. Siç shkruan gazeta "Novie izvestia" , e para që vendosi të mos vijë në Sheshin Triumafalnaja u bë Kryetarja e Grupit Moskovit të Helsinkit Ljudmilla Aleksejeva. Në vend të kësaj ajo do të shkojë në stacionin e metrosë "Park kulturi" për të vendosur lule, për të qendruar me qiri të ndezur në dorë në kujtim të viktimave të akteve terroriste. Më vonë me të filluan të bashkohen edhe politikanë të tjerë. Aksionet në kuadrin e "Strategjisë-31" po zhvillohen në dhjetra qytete ruse, duke përfshirë edhe Shën Peterburgun. Atje aksioni do të fillojë me një minutë heshtje për nder të kujtimit të viktimave të akteve terroriste në Moskë.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Drejtori administrator i lëvizjes mbarëruse "Për të drejtat e njeriut" Lev Ponomariov mendon, se mosmarrëveshjet që u përvijuan në kampin e opozitës nuk i venë vizë megjithatë qëllimeve të përbashkëta. "Opozitarët gjithashtu njerëz janë. Edhe midis tyre mund të ketë divergjenca të karakterit taktik. Ne mendojmë, se  pikërisht ky aksion "Strategjia-31" duhet të vazhdojë. Ky është një moment principial dhe ai do të zhvillohet duke filluar që nga 31 maji. Midis opozitarëve ka shumë veprimtarë politikë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, të cilët në një shkallë të konsiderueshme vendosin thekset morale. Por nga ana strategjike ne jemi megjithatë bashkë. Shpresoj shumë që autoritetet dhe mitinguesit të tregohen të përmbajtur. Unë për vete sot kam ndërmend të dal jo si pjesëmarrës i aksioneve, por si vëzhgues", tha Lev Ponomarjov.

Sipas mendimit të njërit prej liderëve të Lëvizjes së bashkuar demokratike "Solidarnost" Ilia Jashin

0, nuk është aspak korrekte të merresh me politikë në kohë zie: "Këtu nuk ekziston aspak nevoja për të kërkuar ndonjë zgjidhje kompromise. Sepse për kurrfarë konflikti nuk bëhet fjalë. Thjesht, njerëz të ndryshëm kanë vizione diverse ndaj një problemi. Dikush mendon, se, pavarësiasht nga zia, duhet të dilet në qendër të Sheshit Triumafalnaja dhe të vazhdohet të ngulet këmbë në ruajtjen e të drejtës së njerëzve për zhvillimin e tubimeve paqësore. Unë i përmbahem në këtë rast një këndvështrimi  krejtësisht tjetër. Unë mendoj, se përsa kohë që nuk janë varrosur ende ata njerëz që u bënë viktima të akteve terroriste nuk ia vlen të zhvillohen aksione politike. Shpresojmë që milicia të shfaqë mirëkuptim. Në fund të fundit, njerëzit kanë të drejtë të shprehin solidaritetin e vet me të afërmit dhe familjarët e atyre që e pësuan nga këto akte terroriste monstruoze", tha Ilia Jashin.