0Falë video regjistrimeve të kamerave të sigurisë të vendosura në stacionet e metrosë, organet e ruajtjes së rendit përcaktuan rrethin e personave, të cilët, ka shumë mundësi, të kenë gisht në kryerjen e akteve terroriste në metropolitenin e Moskës, njoftoi Shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të qytetit Vladimir Kollokolcev. Sipas të dhënave të hetimit, shpërthimet i bënë dy terroriste kamikaze. Janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorë të terroristëve - dy gra me pamje sllave dhe një burrë. Kollokocev propozoi gjithashtu përpunimin e pajisjeve speciale për zbulimin në distancë të sendeve të rrezikshme, të mbërthyera në trupin e njeriut.