Shërbimi Federal i Migracionit (SHFM) i Rusisë po përgatit amendamentet për ligjin "Mbi qytetarët e huaj", të drejtuara për liberalizimin e hyrjes në Federatën Ruse, njoftoi Zëvendës drejtoresha e SHFM Elena Jegorova. Rregulli i thjeshtësuar i hyrjes në Rusi do të përfshijë, në veçanti, kategoritë e specialistëve të kualifikimit të lartë dhe qytetarëve me grada shkencore.