Kreu i Ministrisë së turizmit dhe sportit të Federatës Ruse Vitali Mutko premton të kthejë në Rusi trajnerët më të mirë që janë larguar e punojnë tani jashtë shtetit, me qëllim që ata të merren me përgatitjen e sportistëve rusë për pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit 2014 në Soçi. Përveç kësaj, sipas fjalëve të tij, "në qoftë se nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm trajnerësh rusë, atëhere ne do të ftojmë të huaj". Vitali Mutko pranoi, se pjesa më e madhe e trajnerëve më të mirë vendas janë larguar jashtë shtetit ku kanë përgatitur konkurrentë të drejtpërdrejtë të sportistëve rusë, sepse atje paguajnë më shumë dhe janë më të mira kushtet për zhvillimin e stërvitjeve.