70 vjet më parë Ushtria e Kuqe u pajis me tankun e modelit T-34. I krijuar nga konstruktorët sovjetikë në afate kohore rekord, "tridhjetë e katërshi" u bë një nga simbolet më të njohur të fitores mbi fashizmin. T-34 me meritë të plotë është njohur si tanku më i mirë i Luftës së Dytë Botërore. Ai deri tani shërben në ushtritë e një sërë vendeve, por shumica e tankeve luan tashmë rolin e monumentit historik. Mendohet se një nga tanket e modelit T-34 do të hapë paradën në Sheshin e Kuq në Moskë kushtuar 65 vjetorit të Fitores më 9 maj.