0Këshilli i Fedeatës-Dhoma e Lartë e parlamentit rus-ratifikoi marrëveshjen me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut mbi mbrojtjen e kufijve të këtyre republikave. Parashikohet që Abkhazia dhe Osetia e Jugut ti delegojnë Rusisë kompetencat e plota për mbrojtjen e kufijve të veta me Gjeorgjinë. Trupat kufitare ruse do të mbeten në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut deri sa këto dy vende të jenë në gjendje të mbrojnë në mënyrë të mëvetësishme kufijtë e vet.