Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të "Tetëshes së Madhe" në mbledhjen e tyre në Kanada bënë thirrje për vendosjen e sanksioneve më të rrepta ndaj Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor, por e lanë megjithatë "derën të hapur" për negociata. Konsultimet në lidhje me programin bërthamor iranian do të zhvillohen në këto javët e afërta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Teherani i hedh poshtë të gjitha akuzat në adresë të vet, duke deklaruar se programi i tij bërthamor ka karakter krejtësisht paqësor.