Komiteti Antiterrorist Kombëtar (KAN) do ti paraqesë Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev projektin e risive në sistemin e lajmërimit të popullsisë mbi shkallën e rrezikut kërcënues terrorist, të ngjashëm me sistemin amerikan të përcaktimit me ngjyra të ndryshme të nivelit të rrezikut. Tani KAN dhe shtabet operative rajonalë do të kenë mundësi të vendosin variante të ndryshme të rregjimit të situatave emergjente.